Shkurt.ch
3 për qind të njerëzve në Zvicër e flasin shqipen në shtëpi
Shqipja vjen e treta nga gjuhët e huaja dhe atë e flasin 3.0 për qind e njerëzve që jetojnë në Zvicër. Ndërsa në vend pune atë e flasin vetëm 0.5%
Gjuha më e folur në Zvicër është ajo që e flet si gjuhë amtare shumica e popullatës, pra gjermanishtja ose dialekti zviceran i saj “schweizerdeutsch” dhe kjo është e qartë. Po ashtu gjuhët tjera të vendit: frëngjishtja dhe italishtja vazhdojnë të jenë në krye të listës ndërsa gjuha retoromane, si një gjuhë me përdorim shumë të kufizuar mbetet fare poshtë, në listën ku radhiten të gjitha gjuhët e folura në Zvicër.
Por si ka rrjedhur zhvillimi i përdorimit të gjuhëve ndër vite në Zvicër? Rreth kësaj bën fjalë një artikull i publikuar sot gazeta zvicerane “Der Bund”, mbështetur në statistikat më të reja mbi këtë çështje
Si rezultat i migracionit me kohë ka ndryshuar pesha e gjuhëve të vendit ndonëse radhitja është ruajtur. Kështu, nëse në vitin 1941 pjesëmarrja e gjermanishtfolësve (schweizerdeutsch, kryesisht) mbi 15 vjeçarë në Zvicër shkonte në 72.6%, ajo në vitin 2015 ka rënë në 64.1%, transmeton albinfo.ch. Retromanishtja e cila edhe ashtu në vitin 1941 flitej nga një numër i vogël njerëzish (1.1%) sot flitet nga akoma më pak (0.6%) të zviceranëve.
Ndërsa gjuhët e popujve jozviceranë fliten, marrë së bashku nga 21.3% të njerëzve, frëngjishtja si gjuhë vendosre flitet nga 22.7%. Sigurisht, me këtë rast në “gjuhë vendi” llogaritet se flasin edhe italianët e migruar në Zvicër nga Italia dhe francezët nga Franca.
Ndërsa sa u përket gjuhëve “puro të huaja”, më së shumti ka folës të gjuhës angleze, ose 4.9% të njerëzve në Zvicër. Pas saj vjen portugalishtja e cila flitet nga 3.7% ndërsa shqipja vjen e treta nga gjuhët e huaja dhe atë e flasin 3.0 për qind e njerëzve që jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Serbishtja dhe kroatishtja të marra së bashku fliten nga 2.4% të banorëve të Zvicrës dhe pas saj vjen gjuha spanjolle të cilën e flasin 2.2%.
Ndërkaq kjo radhitje ndryshon nëse përdoret kriteri se cila gjuhë flitet më shumë në vend të punës. Edhe këtu, natyrshëm, vendin e parë e ka gjermanishtja ose “schweizerdeutsch” por me dukshëm më pak folës se sa kur kjo gjuhë flitet në shtëpi.
Kështu, dialekti zviceran i gjermanishtes në vendin e punës flitet nga 41.8% e të anketuarve. Kjo ndodh për faktin se, nën ndikimin e të huajve dhe gjermanëve nga Gjermania, shpesh si gjuhë e punës është gjermanishtja letrare (hochdeutsch). Kështu, këtë gjuhë në punë e flasin 21.2% aq sa edhe frëngjishten, transmeton albinfo.ch. Por edhe një faktor që ka ndikuar në rënien e shkallës së komunikimit në “schweizerdeutsch” është gjuha angleze e cila si gjuhë e punës flitet nga 11.5% e të anketuarve.
Ndërsa gjuhën shqipe si gjuhë të përdorur në vend të punës e kanë përmendur vetëm 0.5% të pjesëmarrësve në sondazh.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













