Lajme
Pensionisti shqiptar pret 3.3 milionë euro për Vitin e Ri
“Unë vetëm dua që të marr paratë para Vitit të Ri për t’i dhënë fund kësaj çështjeje e cila është zvarritur për 25 vjet”, ka thënë pensionisti shqiptar
Pensionisti shqiptar, Orhan Jegeni është duke pritur pagesën prej 3.3 milionë eurove pasi Gjykata e Strasburgut ka urdhëruar qeverinë e tij për ta paguar atë në kompensim të pronës së humbur shumë kohë më parë, shkruan ‘Balkaninsight.com’.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, (GjEDNJ), këtë pranverë vendosi që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë Jegenit dhe familjes së tij 3.3 milionë euro për pronën që regjimi komunist u kishte konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore, përcjell albinfo.ch.
GJEDNJ-ja lëshoi vendimin e saj më 17 mars, duke urdhëruar qeverinë të bëjë pagesën brenda tre muajve të ardhshëm, ose deri më 17 qershor.
Më shumë se gjashtë muaj më vonë, 80-vjeçari i pensionuar në inxhinieri mekanike është ende duke pritur thirrjen telefonike nga banka e tij për konfirmimin që paratë janë transferuar.
“Unë vetëm dua që të marr paratë para Vitit të Ri për t’i dhënë fund kësaj çështjeje e cila është zvarritur për 25 vjet”, tha ai për BIRN-in më 20 dhjetor.
Deri tani, 3.3 milionë eurove u është rritur interesi për 60 mijë euro për shkak të vonesës së pagesës.
Nëse vendimet e gjykatës nuk ekzekutohen brenda afatit kohor prej tre muajsh, ajo imponon një dënim prej 3.5 për qind.
Çdo muaj vonesë në dorëzimin e parave i kushton qeverisë shqiptare me rreth 10,000 euro, të cilat do të shkojnë të gjitha për familjen Jegeni.
Megjithatë, fatura e fundit mund të jetë edhe më e madhe për qeverinë shqiptare, sepse Jegeni dhe 3.3 milionë eurot e tij janë vetëm një pjesë e një rasti shumë më të madh.
Vendimi i 17 marsit nga GJEDNJ-ja mban emrin “Rista dhe të tjerë kundër Shqipërisë” dhe përfshin një numër të familjeve, ish-pronarëve shqiptarë, të cilët kanë ngritur akuza kundër Shqipërisë për pasurinë e konfiskuar nga ata rreth shtatë dekada më parë.
Shuma totale që gjykata e urdhëroi Shqipërinë t’ua paguajë familjeve, arrin në 10.7 milionë euro.
Gjatë këtij viti, Gjykata e Strasburgut ka lëshuar tri vendime të tjera të ngjashme në lidhje me ish-pronarët shqiptarë, dënime të cilat arritën në një shtesë prej 7.5 milionë eurove.
Pra totali i madh që do të paguhet nga buxheti i Shqipërisë është rreth 18.2 milionë euro.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











