KONKURS për vitin shkollor 2011/2012
LAPSH "Naim Frashëri"-St-Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Sevelen, Oberriet, Witenbach, Gosau dhe Will.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:- të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,- të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane- të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji etj.)
Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:
LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs.
Ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi¬[email protected]
Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër dhe në faqen zyrtare elektronike të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të St. Gallenit dhe të Glarusit: www.lapsh-sg-gl.ch.
Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve
Buchs, 01.Korrik 2011
LAPSH Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në ZvicërALEV Albanischer Lehrer- und Elternverband “Naim Frashëri” in der SchweizLEPA Ligue des Enseignants et des Parents Albanais “Naim Frashëri” en SuisseLIGA Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi “Naim Frashëri” in Svizzera
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













