Fun
Koncert privat i Dua Lipës në Shtutgart
“Ejani dhe përjetoni koncertin më të vogël në botë”, shkruan në faqen e radios Big Fm. Por, cila është arsyeja e këtij koncerti, nuk është bërë e ditur
Diskoteka e njohur shqiptare Enjoy në bashkëpunim me radion Big Fm dhe klubin Seven në Shtugart të Gjermanisë kanë organizuar një koncert privat, në të cilën do të performon live këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Koncerti do të mbahet të martën me 22 nëntor, ndërsa është titulluar si “koncerti më i vogël në botë”, njofton “albinfo.ch”.
“Ejani dhe përjetoni koncertin më të vogël në botë”, shkruan në faqen e radios Big Fm. Por, cila është arsyeja e këtij koncerti, nuk është bërë e ditur.
Edhe faqja e diskotekës Enjoy e cila vetëm një ditë më parë ka njoftuar për këtë koncert, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij koncerti duke e shënuar vetëm si koncert sekret.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










