Apeli i Ardian Bujupit, shans për jetën e Leonit
Deri më tash për trajtimin mjekësor të Leonit janë grumbulluar 125 mijë euro por nevojiten edhe 50 mijë të tjera

Nga e mërkura e javës së kaluar, vogëlushi nga Kosova, Leon Bujupi i sëmurë rëndë nga leukemia, ndodhet i shtrirë në Klinikën Universitare të Mynsterit. Bashkë me të, në Gjermani ka ardhur edhe e ëma, Halimja.
“Kushëriri” i famshëm, Ardian Bujupi, këngëtari i ri, i zgjedhur në mesin e pesë më të mirëve në spektaklin e madh gjerman DSDS, i është gjetur në ditët më të vështira familjes Bujupi. Ai ka shfrytëzuar skenën e spektaklit të përmendur për të bërë apel te shikuesit që të ndihmojnë shërimin e Leonit të vogël.
Meqë Leoni dhe e ëma, pas stresit të udhëtimit dhe të grumbullimit të mjeteve kishin fillimisht nevojë për qetësi, lajmi për ardhjen e tyre në Mynster është bërë publik vetëm dje. Kështu shkruajnë gazetat e ndryshme të regjionit të Mynsterit e më gjerë, duke cituar iniciatorin e aksionit për ndihmë Leonit të vogël, Reinhard Lülff.
“Pas pesë javë përpjekjesh, ne jemi të gëzuar se Leoni, më në fund aterroi në Dyseldorf”, ka thënë Lülff. Në saje të apelit të bërë nga Ardian Bujupi përmes DSDS dhe falë shkrimeve të gazetës “Westfälische Nachrichten” si dhe në saje të angazhimit të dr. Kathrin Scheppers nga kjo klinikë, u bë e mundur ardhja në Gjermani, para kohës së planifikuar, e vogëlushit të sëmurë nga një lloj i leukemisë agresive.
Lidhur me sigurimin e sjelljes së Leonit në Gjermani, Lülff thotë se kanë hasur në vështirësi të njëpasnjëshme. “Duhej siguruar viza e udhëtimit, bileta e fluturimit dhe duheshin rregulluar një sërë punësh bashkë me Klinikën Universitare të Mynsterit.
Të dielën, Lülff e ka vizituar për herë të parë Leonin dhe nënën e tij. “Përkundër sëmundjes së rëndë, ai është një fëmijë gazmor”, ka thënë ai.
Sipas tij, deri më tash për trajtimin mjekësor të Leonit janë grumbulluar 125 mijë euro por nevojiten edhe 50 mijë të tjera. Klinika Universitare është e detyruar që në rastin e Leonit të respektojë rregullat e njëjta sikurse në rastet e shtetasve gjermanë që kanë sigurim të rregullt shëndetësor.
Javët e kaluara, në konton e Leon Bujupit idhin derdhur mjete nga burimet më të ndryshme. Duke filluar nga kopshtet e fëmijëve, shkollat, partitë politike etj. i janë bashkuar aksionit. Mirëpo, suksesin e siguroi këngëtari Ardian Bujupi, me apelin e bërë të shtunën e kaluar në spektaklin e RTL DSDS për ndihmë emnakut dhe bashkatdhetarit të tij të vogël (me të cilin nuk ka afërsi familjare).
Kjo i ka shtuar besimin edhe Klinikës Universitare që të fillojë trajtimin e Leonit, edhe pse akoma nuk është siguruar shuma e plotë, e nevojshme për shërimin e Leonit.
Mbase qysh gjatë kësaj jave, Leon Bujupi do të ketë një vizitë të nivelit të lartë, nga Ardian Bujupi. Ky, bashkë me prindërit e tij janë në kontakt të rregullt me iniciatorin e aksionit të ndihmës, Reinhard Lülff.
Konto për ndihmë Leon Bujupit
Kontoinhaber : BILD hilft e.V.Konto : 0676767 BLZ / bank code: 200 700 00IBAN DE60 2007 0000 0067 6767 00 BIC DEUTDEHHDeutsche Bank HamburgStichwort: Leon
E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz