Integrimi
Kthimi i Ademajt shqetëson banorët
Murtez Ademaj është kthyer përsëri në Bürglen. Familja e tij banon në dy banesa. Dhe fqinjët e tij nuk e kuptojnë dot këtë realitet. Asnjërit nuk i ka ardhur mirë për kthimin e Ademajve. Kosovari Murtez Ademaj (55) nga Klinika psikiatrike e Münsterlingen-it (TG) nuk jeton më nën urë, shkruan “Blick”, pasi ajo tani ka marrë me qira dy banesa – 2½ dhe 3-dhomëshe.
Kaucioni për të fituar të drejtën e marrjes së qirasë ka qenë shuma prej 9.000 frangave, ndërsa qiraja mujore kushton 3.000 franga. Vendi i ri i banimit është një qumështore mëparshme e renovuar, vetëm 100 metra larg banesës së vjetër në rrugën “Bahnhofstrasse”.
Banorët e fshatit janë tepër të dëshpëruar, ata nuk e kuptojnë më dot botën: “Ai, të gjithë i kishte kërcënuar. Politikanët, fqinjët, policinë. Ai i takon psikiatrisë. Apo atje ku mbin biberi”, ankohet një këshilltar komunal lokal. “Është e pabesueshme se ai është rikthyer”.
Fillimisht, qiradhënësi kishte deklarur se nuk e ka ditur kush është Ademaj. Më pas ai ka pranuar se kishte bërë hetime lidhur me të. “Unë nuk mendova se ai do të shkaktojë aq reagime. Por, unë e kam nën kotroll. Përndrsyhe, ai duhet të largohet menjëherë nga banesa”.
Kryetari i komunës Armin Eugster (CVP), është i pafuqishëm: “Çka mund të bëjmë? Ai është shfytëzues i pensionit dhe përkujdesjes invalidore. Ai mund të marrë me qira një banesë, por ne nuk ia paguajmë dhe as që mund të bisedojmë për një gjë të tillë”. Vetëm një gjë nuk e kupton Eugster: “Ai është përqendruar në komunën tonë, përse ai nuk shkon gjetiu”?
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













