Pacolli hidhërohet, nuk ia dorëzon postin Krasniqit
Behgjet Pacollit po i zbehen shanset që të jetë edhe njëherë kandidat për president të Kosovës. I hidhëruar nga situata e krijuar, Pacolli sot nuk ia dorëzoi detyrën e presidentit kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
“Duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të prillit, Behgjet Pacolli nuk mund te bëjë dorëzimin e detyrës së presidentit tek kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi”, ka njoftuat mediat këshilltari i Pacollit, Arbër Geci.
Vendimi i Pacollit për të mos ia dorëzuar postin Krasnqiti vjen edhe për faktin se kryeparlamentari tashmë ka filluar ta ushtrojë detyrën e presidentit që nga momenti i marrjes së sqarimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më 31 mars. Krasniqi tashmë ka nënshkruar Ligjin për buxhetin në cilësinë e shefit të shtetit.
Ndërkohë vazhdon situata e paqartë rreth kandidaturës së Pacollit. Sikur edhe opozita të merrte pjesë në seancën parlamentare të zgjedhjes së presidentit, ai nuk do të mund të zgjidhej, sepse tani Hashim Thaçi nuk i ka numrat e mjaftueshëm brenda partisë së tij, PDK.
Mediat kanë raportuar sot se brenda PDK-së, Thaçi nuk po arrin që t’i bind të gjithë deputetët nga radhët e partisë së tij për ta votuar kreun e AKR-së, sidomos tani kur shumë deputetë i kanë zëvendësuar ministrat aktualë, të cilët mësohet se janë shprehur haptas kundër Pacollit për president.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka kërkuar që brenda gjashtë muajve, sa do të jetë shef i shtetit, të ndryshohet neni 86 i Kushtetutës, që ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit. Ai ka thënë se do të përpiqet të bisedojmë më të gjitha partitë parlamentare për të dal nga situata e krijuar rreth zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, ekziston mundësia që nëse në asnjë formë të mos zgjidhet presidenti, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Për këtë javë është thënë se do të caktohet seancë e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të zgjidhej presidenti i vendit. Por, për këtë seancë duhet të mblidhen 40 nënshkrime të deputetëve.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












