Sport
Lorik Cana heroi tragjik i shqiptarëve në Lens Agglo
13 vjet pritje, për një ëndërr 36 minutëshe! Një fat tragjik i një lojtari të madh të ekipit të Shqipërisë!
Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare, është përjashtuar nga loja në qerekun e tretë të pjesës së parë pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e parë kundër Zvicrës në Lens Agglo të Francës.
Mbrojtësi shqiptar ka shpëtuar Shqipërinë nga pësimi (mbase i sigurtë) i golit të dytë duke tërhequr topin me dorë pas një rrëshqitjeje në duel me sulmuesin zviceran, Haris Severoviç.
Gjesti i tij josportiv ka lënë Shqipërinë me vetëm 10 lojtarë në fushë për rreth 60 minuta. Kjo i ka kushtuar ekipit shqiptar shumë energji ndaj zviceranëve që dominonin mesin e fushës.
Kapiteni i Shqipërisë ka shprehur keqardhje për kartonin e kuq që mori. Ai ka thënë se e ka prekur topin me dorë pasi që ka shpresuar se arbitri do të referojë faul për të.
“Më vjen keq. Rrezikova duke shpresuar që referi të sanksionojë atë shtyrjen e vogël që më bëri të rrëzohem”, ka thënë Cana për Reuters.
Shqipëria ka humbur ndaj Zvicrës me rezultat minimal (0-1), por nuk është dorëzuar asnjëherë përballë helveteve, madje ata kanë pasur një rast të pastërt për për barazim të rezultatit përmes Gashit që ishte futur në lojë në 15 minutëshin e fundi të pjesës së dytë.
Një shpjegim akoma më të detajuar rreth përjashtimit të tij me karton të kuq, Cana e ka dhënë për Supersportin.
“Jam në duel me Seferovicin, ai më shtyn pak, unë rrëshqas dhe bie. E shikoj që jam jashtë zonës, përpiqem të largoj topin me kokë, por shoh që nuk e arrij, nuk mund ta lë vetëm për të bërë gol kështu që rrezikoj. Përpiqem të përdor shpatullën, kokën, por e prek topin me dorë. Në momentin kur arbitri vërshelleu shpresova që ta kishte dhënë në favorin tonë pasi pati një shtytje ndaj meje, por nuk isha i sigurt se për kë do ta jepte faullin. Nëse do të kishim qenë në zonë, nuk do ta kisha prekur topin me dorë”, ka deklaruar Cana i cili përmes këtij akti (të qëllimshëm) fatal për të, ka përjashtuar vetën nga ndeshja e madhe ndaj Francës sot në Marsej, ku ai për shumë vite ka qenë kapiten dhe ylli i tifozërisë marsejase.
Megjithatë, sipas shumë tifozëve që kanë komentuar në rrjetet sociale, ekipi kuq e zi mund të mos e vërej shumë mungesën e Canës, pasiqë mesfushori, Burim Kukeli, ka zëvendësuar me mjaftë siguri.
Por cila është historia e një lojtari të madh që ka mbrojtur me zellin e një patrioti ngjyrat e një vendi të vogël e të harruar në Ballkanin e problemeve të mëdha, ku futbolli është akoma„produkti“ më i mirë që ofron ky gadishull.
Lotët e gëzimit të Lorik Canës me 11 tetor 2015 ishin lotë gëzimi që kishin prekur ndenjat më të thella njerëzore të një suksesi të paimagjinueshëm të ekipit kombëtar të Shqiperisë. Tetë muaj më pas, ekzakt me 11 qershor 2016, Shqipëria po hynte në histori me debutimin e parë në një Kampionat të Futbollit Europian, bashkë me të dhe kapiteni i skuadrës që nuk kishte pushuar asnjëherë së shpresuari se ëndrra për të luajtur një ditë në një kompeticion të Europianit, do i bëhej realitet.
32 vjeçari Lorik Cana, është djali i (Agim Canës) një futbollisti të ekipit të Prishtinës që garonte në ligën e parë të ish-Jugosllavisë në vitet e 80-ta. Hapat e parë në futboll si gjashtë vjeçar i ka mësuar në Lozanë. Debutimin e parë me kombëtarën shqiptare e ka pasur pikërisht më, 11 qershor 2003 në „Stade de Geneve“ .
Loja e fundit kundër Zvicrës më 11 qershor mban rekordin e në 92 paraqitjeve të Canës për Kombëtaren.
Përqafimi me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fund të ndeshjes me Armenin, pas fitorës në trasnfertë me 3-0, poashtu me datë 11- të muajit tetor 2015, ishte një shpërthim lumturie, për një dëshirë që Loriku e besonte se mund të realizohej dhe atëherë kur edhe optimistëve më të mëdhenj ju dukej e pamundur përballë një grupi me Portugalinë, Danimarkën, Sërbin dhe Armenin.
Askush nga lojtarët nuk ka përfaqësuar më mirë se Loriku shpirtin e një ekipi të vogël e luftarak që ka pritur gjatë deri në realizimin e ëndrrës për të qenë pjesë e një finaleje Europiane.
Për shumicën e futbolldashësve shqiptarë ai është krenaria e kombëtarës, një yll që jep gjithçka për ngjyrat e flamurit kuq e zi.
Patriotizmi i tij është i shkruar në trup përmes tautazheve me simbole kombëtare e vargje të njohura të rilindasve tanë që përshkruajnë historinë e një populli të lashtë të Ballkanit, ilirët.

Shkrim i Albinfo.ch i realizuar në partneritet me të përditshmen Le Temps
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














