Maqedonia
97 % e votave të numëruara, këto janë rezultatet
Në bazë të rezultateve të KSHZ-së deri në orën 23:30, nga 3512 vendvotime në gjithsej 3404 vendvotime ose në përqindje 96,92 nga gjithsej 696 467 vota të përpunuara dhe të vlefshme kandidati Blerim Reka ka marrë 75 915 apo 10,43 për qind, Siljanovska ka marrë 309 799 apo 42,55 dhe kandidati Stevo Pendarovski ka marrë 310 751 apo 42,68 për qind, raporton “Alsat”.
Fletëvotime të pavlefshme kanë dalë 31 585 fletëvotime, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet nga MOST
Stevo Pendarovski fitoi 44,47 për qind përkundër Gordana Siljanovska-Davkovkës e cila fitoi 44,32 për qind të votave nga votuesit që sot votuan në zgjedhjet e gjashta presidenciale, për Blerim Rekën votuan 10, 98 për qind, tregojnë rezultatet e Asociacionit Qytetar MOST. Nga Asociacioni theksojnë se margjina maksimale e gabimit është prej +/- 0,5 për qind.
MOST votimin e sotëm e ndoqi me 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të përzgjedhura sipas shembullit të rastësishëm të përfaqësimit, janë vendosur gjithashtu po kaq vëzhgues, me çka janë mbuluar 33 për qind e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Asociacionit Qytetar të dhënat e marra nga PVT programi treguan 41,67 për qind jehonë të votuesve, me margjinë të gabimit prej +/- 0,5 për qind. Përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme është 4,33 për qind.
Nga MOST përmendin se për shkak të faktit që rezultatet për të dy kandidatët e parë janë në margjinën e gabimit, mundet që në rezultatet zyrtare të ketë ndryshim në renditjen e dy kandidatëve të parë sipas votave të fituara.
Përgatiten për rrethin e dytë
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga shtabi i VMRO-DPMNE-së ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale. “Kemi fituar dhe kjo është fitore e gjithë juve që jeni këtu dhe ato që sot kanë përkrahur kandidatin Gordana Siljanovska. I kemi fituar të gjithë ato politikat mashtruese dhe kriminele në ballë të të cilëve është Zoran Zaev. Por është e nevojshme fitore edhe në rrethinë e dytë. E kemi fituar hotel koalicionin e hoteleve”, tha Micksoki.
Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljaniovska-Davkova në konferencën për shtyp nga selia e partisë falënderoi VMRO-në dhe koalicionit për mbështetjen dhe besimin. Siljanovska tha se beteja sapo ka filluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











