Kosova

95 % është zvogëluar numri i azilkërkuesve nga Kosova

Në takimin e Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit kanë bërë punë të mirë për çështjen e migrimit, sepse numri i azilkërkuesve nga Kosova ka shënuar rënie të madhe.

Ai ka thënë se krahasuar me vitin 2015, kur numri i azilkërkuesve nga Kosova ishte 67 mijë, në vitin 2018 ky numër ka rënë në vetëm 2 mijë e 800, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian dëshiron të sigurohet se me rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nuk do të përballet me migrimin e qytetarëve nga Kosova.

Haradinaj tha se pas liberalizimit, qëllimi i Kosovës nuk është të dërgojë kriminelë në Evropë, por njerëz të ndershëm.

Pas fjalimit të kryeministrit, takimi është mbyllur për media.