Integrimi
90.000 refugjatëve nga Ballkani mund t`u ndalohet hyrja e sërishme në Gjermani
pothuaj të gjithë këtyre, së bashku me vendimin për dëbim, do t`u vijë edhe ai për ndalim të hyrjes së sërishme dhe të qëndrimit në Gjermani
Janë me dhjetëra mijë refugjatë nga Ballkani ose saktësisht: 94.000 sish që pas dëbimit nga Gjermania duhet të llogarisin edhe ndalesën e hyrjes së sërishme në këtë vend. Kjo shifër ka të bëjë me lëndët në përpunim të azilkërkuesve nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe del nga statistikat që ka publikuar Zyra Federale e Gjermanisë për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).
Siç njofton gazeta “Die Welt”, botimi i sotëm, pothuaj të gjithë këtyre, së bashku me vendimin për dëbim, do t`u vijë edhe ai për ndalim të hyrjes së sërishme dhe të qëndrimit në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ndalesa vlen për maksimalisht pesë vitet e ardhshme.
Me një ndalesë të tillë duhet të llogarisin edhe refugjatët nga Tunizia dhe Gjorgjia.
Drejtori i BAMF Manfred Schmidt thotë se ajo që bie në sy te refugjatët nga Ballkani në gjithë Evropën, është fakti se 85 për qind e tyre kanë zgjedhur Gjermaninë. Kjo ka dy shkaqe: të ardhurat për azilkërkuesit këtu janë më të larta se në shtetet tjera evropiane dhe procedurat zgjasin më shumë, gjë që u mundëson qëndrim më të gjatë. Për këtë arsye Schmidt angazhohet për shkurtim të procedurës dhe për atëqë azilkërkuesve t`u jepen më pak para.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











