Shkurt.ch

842 milionë njerëz në botë vuajnë nga uria

Duke filluar nga vitet 1990 numri i njerëzve që vuajnë nga uria ka shkuar duke u zvogëluar në vazhdimësi, duke arritur në minus 17%.

Çdo i teti njeri në botë nuk ka mjaft për të ngrënë dhe vuan nga ushqyeshmëria e mangët. Ky konstatim është bërë nga organizata botërore e ushqimit dhe bujqësisë FAO në raportin e saj vjetor mbi urinë në botë.

Sipas këtij raporti nga mungesa e ushqimit vuajnë 842 milionë njerëz në gjithë botën. Kjo me gjithë faktin se në vitet e fundit janë bërë përparimet dukshme drejt luftimit të urisë në botë.

Kështu, duke filluar nga vitet 1990 numri i njerëzve që vuajnë nga uria ka shkuar duke u zvogëluar në vazhdimësi, duke arritur në minus 17%. Njëri nga synimet e FAO-s ka qenë që deri në vitin 2015 të përgjysmohet numri i njerëzve që nuk kanë mjaft për të ngrënë.

Raporti përfshin periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2013. Brenda kësaj periudhe numri i atyre që vuajnë nga uria është zvogëluar për 26 milionë veta, shkuan spiegel.de.

Pothuaj të gjithë ata që vuajnë nga uria, sipas raportit në fjalë janë nga vendet në zhvillim. Lufta kundër urisë mezi po shkon përpara në vendet afrikane në jug të Saharës dhe në pjesë të mëdha të Azisë. Ndërsa suksese më të mëdha janë shënuar, sipas raportit, në Azinë lindore dhe juglindore si dhe në Amerikën Latine.