Fotolajmi
Lëvizjet e valutave më të forta botërore
Në dy javët e fundit dollari amerikan është dobësuar ndaj euros më shumë se gjashtë për qind, ndërsa frangu zviceran në gjysmën e parë të prillit u rrit me 2.5 për qind.
Kurset e valutave më të qëndrueshme në vetëm disa javë apo muaj kanë ndryshuar në mënyrë të përsëritur, për dallim nga më parë, kur ato kishin ndryshuar për 10 vjet, raportojnë portalet financiare.
Yeni japonez nga 2008-2012 kundrejt euros u rrit me 80 për qind, pastaj më 2014 është dobësuar 58 për qind. Dollari australian 2008-2012 u rrit 85 për qind dhe është dobësuar 23 për qind. Dollari amerikan nga viti 2008 deri më sot është forcuar në mënyrë të përsëritur dhe është dobësuar përsëri me 20 për qind.
Kursi i këmbimit të rublës është një shenjë e tensionit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit, kështu që në mes të 2014-ës me euron është dobësuar për 70 për qind, por pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore ruse forcohet 50 për qind.
Arsyeja për ndryshimin e papritur sigurisht që është kriza globale që filloi në vitin 2007 në disa pjesë të botës dhe nuk është „shëruar” ende.
Ekspertë financiarë thonë se për shkak të recesionit të thellë dhe ndërrimit në tregjet financiare, bankat qendrore të shumë vendeve kanë vendosur për zbatimin e masave radikale që kërkojnë për të stabilizuar ekonomitë nacionale.
Analistët e tregjeve Admiral Markets besojnë se pas Shteteve të Bashkuara dhe bankat qendrore të Japonisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe duhet të rrisin normat e interesit, kështu që kurset e valutave të forta do të vazhdojnë të “lëvizin”.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











