Shëndetësi
800 mijë euro pajisje për QKUK-në dhe 4 spitale në Kosovë
Klinikat kirurgjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 4 spitalet e përgjithshme, i Gjakovës, Pejës, Mitrovicë dhe Ferizajt janë pajisur me tavolina dhe me llamba operative.
Vlera e këtyre furnizimeve për salla operative është rreth 800 mijë euro.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, me këtë rast tha se furnizimi i sallave të operacionit në QKUK dhe në spitale po bëhet me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira dhe sa më moderne për punë.
Ai theksoi se ky furnizim përfshin tavolina dhe llamba operative për të gjitha sallat kirurgjike në QKUK dhe 4 spitale të përgjithshme në kuadër të projektit për modernizim të sallave operative.
Drejtori Sejdiu njoftoi se kjo është mundësuar nga kursimi i buxhetit, ndërsa specifikimi teknik i pajisjeve është bërë nga ekspertë të Bankës Botërore, në Gjenevë.
Vlera për QKUK-në për pajisje është 538, 700 euro, përderisa për spitalet 261 mijë euro.
Ky është vetëm një nga kontingjentet e furnizimeve me pajisje mjekësore të bërë këtë vit nga SHSKUK-ja, e cila po investon rreth 6 milionë euro për pajisje mjekësore.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










