Kosova
80 raste me meningjit në Kosovë
Drejtori i Klinikës Infektive në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, ka deklaruar se muaji korrik ka pasur një rritje të ndjeshme të personave të paraqitur me meningjit.
Vishaj thotë se numri i pacientëve ka arritur deri 48 për spitalizim, kryesisht nga mosha pediatrike.
“Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar me meningjit akut gjithsej tetë pacientë, dy nga këta pacientë janë mosha pediatrike me meningjit viral dhe gjashtë me meningjit bakteror. Nga fillimi i viti 2023 e deri në qershor janë spitalizuar gjithsej 38 pacientë me meningjit. Nga muaji korrik e deri më sot kemi pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për spitalizim me meningjit viral te moshat pediatrike, gjithsej 43 pacientë. Kjo rritje ka karakter sezonal dhe është evidente edhe krahasuar me vitin paraprak”, tha Vishaj, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ai tha se infeksioni meningjit kërkon vëmendje të shtuar te popullata, derisa shtoi se Klinika Infektive në Prishtinë ka kapacitet të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me meningjit, shkruan Kosovapress.
“Kemi pasur edhe 20 pacientë të tjerë të moshave adulte, të cilët janë trajtuar me formën e meningjitit bakterior. Kjo rritje e pranisë së infeksionit me meningiit viral që është prezente, kërkon vëmendje të shtuar te popullata në përgjithësi dhe respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Klinika Infektive e mbështetur nga SHSKUK-uja ka kapacitetet e nevojshme për trajtim cilësor të meningjiteve në përgjithësi”, ka shtuar Vishaj për KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













