Lajme
8 vetitë shëruese të çajit xhenxhefil
Xhenxhefili është një nga erëzat më të përdorura në botë. Ka një shije të pazakontë, por të gjithë pothuajse e dallojnë menjëherë.
Xhenxhefili ka veçori të mrekullueshme mjekuese, që është edhe arsyeja se pse duhet ta konsumojmë atë çdo ditë, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për këtë se përgatitja e një çaji të shijshëm.
Posa e përgatisni si çaj ju mund t’i shtoni mjaltë apo limon që të zbusni shijen e xhenxhefilit. Ja arsyet përse duhet të pini këtë çaj,
Dukë pirë një gotë me çaj xhenxhefili para udhëtimit ju do të parandaloni trullosjen dhe vjelljen që përcillen nga rrugët e gjata. Mund të pini një gotë çaj edhe në momentin kur e vëreni se po ju shfaqen këto simptoma.
Rregullon sistemin digjestiv
I mirë në rregullimin e tretjes dhe absorbimin e ushqimit, çaji i xhenxhefilit mund të zbus fryrjet pasi që keni ngrënë sasi të mëdha të ushqimit.
Redukton inflamacionet
Xhenxhefili përmban veti anti-inflamacion që e bëjnë ideal për kurë shtëpie kur keni probleme me muskujt ose nyje. Përpos tjerash mund t’i lagni pjesët me inflamacion me këtë caj.
Lufton problemet e fry marrjes
Çaji i xhenxhefilit ndihmon lehtësimin e nxënies kur jeni më grip. Provoni të pini një gotë më caj xhenxhefili për simptomat e traktit respirator kur keni probleme me alergji nga pluhurit apo bimët.
E rregullon qarkullimin e gjakut
Vitaminat, mineralet dhe amino acidet ne çajin e xhenxhefilit e ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut që mund të ulet nga problemet kardiovaskulare. Xhenxhefili preventon koagulat që të mblidhen në arterie dhe parandalon sulmet në zemër.
Zbut dhimbjet menstruale
Kjo është për të gjitha ato gra e vajza që vuajnë nga dhimbjet menstruale. Provoni dhe lagni një peshqir në çaj të nxehtë të xhenxhefilit dhe vendoseni në pjesën e poshtme të abdomenit. Ndihmon në zbutjen e dhimbjeve dhe relakson muskujt. Në të njëjtën kohë pini një gotë çaj me xhenxhefil dhe mjaltë.
Forcon imunitetin
Çaji i xhenxhefilit ndihmon në forcimin e imunitetit ngase ka nivel të lartë të antioksiduesve.
Relaksim nga stresi
Çaji i xhenxhefilit ka veti qetësuese dhe ndihmon të lironi stresin. Kjo thuhet të jetë nga kombinimi i aromës se fortë dhe vetive shëruese të xhenxhefilit.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











