Shkurt.ch
73% e të burgosurve në Zvicër, janë shtetas të huaj
Në kantonet frankofone, dendësia në burgje është deri në 117 %, duke arritur kështu një rekord të ri. Në 2330 vende sa ishin në dispozicion, ishin vendosur 2720 të burgosur
Burgjet zvicerane vazhdojnë të jenë të mbipopulluara. Më 3 shtator 2014, kur ishte bërë një matje që do të shërbejë si mostër, në të gjitha burgjet e Zvicrës, të marra së bashku kanë qenë të vendosur 7000 të burgosur, që është për 2 për qind më pak se një vit më parë. Në vitin 2013 ishin 7070 të tillë.
Këtë ulje të dendësisë në burgje e ka sjellë ngritja e kapaciteteve të burgjeve për 190 vende të reja, vitin e kaluar.
Gjendje veçanërisht e rëndë në këtë drejtim paraqitet në Zvicrën Perëndimore (frankofone) dhe në atë jugore (Tesinë). Atje, në kantonet frankofone, dendësia e banuesve të burgjeve është matur deri në 117 për qind, duke arritur kështu një rekord të ri. Në 2330 vende sa ishin në dispozicion, ishin vendosur 2720 të burgosur.
Shumica dërmuese, gjegjësisht 73 për qind e të burgosurve janë me shtetësi të huaj. Një vit më parë kanë qenë 74%.
Një ndryshim në raport me vitin e kaluar paraqet zvogëlimi i numrit të të burgosurve të moshës së mitur. Gjatë vitit 2014 ishin 480 sish ose 17 për qind më pak se një vit më parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













