Kosova
Veseli kërkon vetting për sistemin e drejtësisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që institucionet e vendit së bashku me partnerët ndërkombëtarë, ta bëjnë vettingun për sistemin e drejtësisë, policisë, por edhe për politikën.
Ai ka thënë se kjo do të shërbente që personat, të cilët udhëheqin qytetarët, të jenë të pastër dhe kredibilë, përcjell albinfo.ch.
Këto komente ai i ka bërë pas nënshkrimit të Memorandum-Bashkëpunimit për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese, që e ka bërë me ambasadorin britanik, Ruari O’Connell. Veseli theksoi se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla dhe për këtë po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale. Ndërsa, ambasadori O’Conell deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga lajmet më të mira në dy vjetët e fundit. Ai ka thënë se përmes këtij projekti, do të adresohen rastet e nepotizmit.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












