Kosova
700 kosovarë, për 9 muaj, kërkuan shërim jashtë vendit
Për vetëm nëntë muajt e parë të këtij viti, rreth 700 kosovarë kanë udhëtuar jashtë vendit për të gjetur shërim për sëmundjet nga të cilat ata po vuajnë. Tashmë 4 nga ta kanë vdekur në spitalet e huaja.
Ndërkohë, qindra të tjerë janë në listën e pritjes. Për fatin e keq, katër prej këtyre pacientëve që kanë udhëtuar jashtë Kosovës për shërim, në mungesë të ofrimeve shëndetësore brenda vendit. Ky është numri i kosovarëve që po e lënë Kosovën për t’i kuruar sëmundjet e tyre
Familja e një të riu kosovar, Astrit Islami, ka më shumë se një muaj që po kërkon ndihmë financiare nga qytetarët. Kjo ngase djali i tyre, Astriti, së fundmi është diagnostikuar me leukemi akute dhe është duke u trajtuar në Turqi. Shërimi i tij kushton 110 mijë euro, shumë që familja e tij nuk e ka. Ky i ri është duke qëndruar në Turqi. Që ta vazhdojë trajtimin, atij i duhen shuma të mëdha parash.
Por, fatin si të Astritit e kanë edhe me qindra kosovarë të tjerë.
Për çdo muaj nga 80 kosovarë e lënë Kosovën në drejtim të vendeve evropiane. Asnjëri nga ta nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Të gjithë këta persona po e lënë vendin për t’i kërkuar ilaçin vetës nga sëmundjet nga të cilat ata lëngojnë e që janë kryesisht sëmundje malinje.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti rreth 700 pacientë që në Kosovë janë diagnostikuar me sëmundjen, janë dërguar për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore. Nga këta 700 pacientë rreth 465 raste, kanë qenë urgjente.
Kështu kanë bërë me dije për Gazetën, zyrtarët të divizionit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike. Sipas tyre, kërkesat për shërim jashtë Kosovës nga ana e kosovarëve kanë shkuar deri në 1 mijë e 32 pacientë.
“Nga janari i këtij viti e deri tani, për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike kanë shkuar rreth 700 pacientë (prej tyre, 465 raste urgjente). Numri i kërkesave deri tani (brenda vitit 2019) është: 1032”, thonë zyrtarë nga Divizionin për TMJISH.
Sipas tyre shuma e aprovuar deri tani është rreth 9.2 milionë euro
Sëmundjet për të cilat kosovarët më së shpeshti referohen nga SHSKUK për trajtim jashtë vendit janë: Pediatrike (malinje, kardiokirurgjike etj.); Oftalmologjike; Ortopedike.
Për nëntë muaj, katër kosovarë kanë vdekur në spitalet e huaja
Në majin e këtij vitit të gjithë qytetarët ishin mobilizuar për t’i ndihmuar financiarisht që të shërohej vogëlushi Unik Statovci nga fshati Batllavë i komunës së Podujevës. Ai ishte diagnostikuar me një infeksion të rrallë në mushkëri për trajtimin e së cilit udhëtoi drejt Beogradit.
Por, edhe pse paratë u mblodhën, Uniku nuk mundi që t’i bëjë ballë sëmundjes dhe me 13 maj të këtij viti humbi betejën dhe ndërroi jetë në spitalet e Serbisë.
Por fatin e keq si të Unikut e patën edhe disa kosovarë të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në bazë të të dhënave që ata i posedojnë, janë tre pacientë kosovarë të tjerë që kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti në spitalet e huaja.
“Deri tani, në bazë të informacioneve që posedon zyra për TMJIShP, 4 pacientë kanë ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
E ndërkohë edhe gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi dhjetë kosovarë që kanë gjetur vdekjen në spitalet e huaja jashtë Kosovës.
Por, pavarësisht kësaj, gjendja në shëndetësinë kosovarë vazhdon të jetë e dobët. Pacientët për çdo ditë ballafaqohen me trajtim të vështirë, mungesë të ilaçeve, qoftë edhe atyre të listës esenciale. Trajtimi edhe më i vështirë bëhet kur këta pacientë detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit e u duhet që të presin para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














