Integrimi
66% e gjermanëve kundër refugjatëve nga Ballkani
Fluksi i madh i azilkërkuesve ballkanikë që ia mësyjë Gjermanisë nga fillimi i këtij viti, ka prishur klimën e mikpritjes së tyre në mesin e gjermanëve, shkruan finanznachrichten.de. Shumica e njerëzve në këtë vend konsiderojnë se azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit nuk kanë bazë për të fituar azilin pasi që në vendet përkatëse nuk ka luftë dhe as përndjekje politike.
Një sondazh reprezentativ i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit TNS/Emnid, për nevojat e magazinës gjermane Focus ka nxjerrë se dy të tretat e gjermanëve janë kundër asaj që të pranohen refugjatët nga vendet si Serbia, Bosnja, Shqipëria dhe Kosova. Kjo në përqindje duket kështu: 66 për qind e kundërshtojnë dhe 29 për qind janë pro pranimit të refugjatëve nga vendet e përmendura, transmeton albinfo.ch.
Përqindja më e madhe e refuzuesve i takon CDU-CSU, 81%. Edhe në SPD, me 76% kjo përqindje është mjaft e lartë ndërsa me 57% Partia e Majtë dhe me 52% ajo e Gjelbër ulet përqindja e përgjithshme në 66%.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










