Shkurt.ch
6 vjet burg kosovarit për tentimvrasje të kushëririt
Më shumë se vetë shqiptimi i dënimit, ajo që ka bërë përshtypje në këtë proces, ka qenë eksesi i shkaktuar nga ai që para tri vitesh kishte qenë viktima
Gjykata e Qarkut në Baden (Aargau) ka dënuar sot me 6 vjet heqje lirie kosovarin 46 vjeçar për veprën penale tentim vrasjeje. Ai në mars të vitit 2016, pasi kishte dalë nga vetura, në zonën industriale të qyteit Spreitenbach, kishte shtënë tri herë me armë zjarri mbi një kosovar tjetër derisa ky i fundit ka ikur me veturë nga vendi i ngjarjes, shkruan aargauerzeitung.ch.
Prokuroria ka kërkuar 9 vjet e gjysmë burg për të akuzuarin. Trupi gjykues ndërkaq ka vendosur për një dënim më të butë, prej gjashtë vitesh burg për tentim vrasjeje me paramendim.
Por, më shumë se vetë shqiptimi i dënimit, ajo që ka bërë përshtypje në këtë proces, ka qenë eksesi i shkaktuar nga ai që para tri vitesh kishte qenë viktima, transmeton albinfo.ch. Kosovari 40 vjeçar ka fyer dhe sharë në mënyrë të vazhdueshme avokatin e dorasit. Bëhet fjalë për avokatin e njohur Urs Oswald, i cili aktin e klientit të tij e shihte vetëm si rrezikim jete dhe jo si tentim për vrasje. Për një delikt të tillë, ai ka propozuar një dënim prej 20 muajsh heqje lirie.
Për shkak të reagimit të papërshtatshëm të viktimës, atij fillimisht i është tërhequr vërejtja por pasi që ai nuk ka pushuar së fyeri, është nxjerrë jashtë gjykatores dhe është kthyer në burg.
Kosovari 40 vjeçar kishte ardhur në sallën e gjykimit, i lidhur me pranga, pasi që po mbahej në burg për shkak të një delikti tjetër, të kryer ndërkohë.
Gjatë vazhdimit të sërishëm të procesit, në pasditen e sotme, avokati i viktimës ka kërkuar një dëmshpërblim prej 250.000 frangash për klientin e tij. Të dy kosovarët janë kushërinj mes vete.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









