Shkurt.ch
59 vjeçare, bëhet për herë të parë nënë!
Zlata nuk kishte mundësi të mbetej shtatzënë në mënyrë të natyrshme, por falë arritjeve të reja (të kontestueshme) të mjekësisë ajo ia ka dalë të realizojë ëndrrën e saj jetësore për tu bërë nënë
Serbja Zlata Vasilijevic nga lokalitetin Hägensdorf i Kantonit Solothurrn, është bërë si 59 vjeçare për herë të parë nënë. Kjo ka ndodhur para gjashtë muajsh, falë mjekësisë moderne të fekondimit artificial, raporton televizioni Tele M1.
Zlata nuk kishte mundësi të mbetej shtatzënë në mënyrë të natyrshme, por falë arritjeve të reja (të kontestueshme) të mjekësisë ajo ia ka dalë të realizojë ëndrrën e saj jetësore për tu bërë nënë, transmeton albinfo.ch. 59 vjeçja ka shkuar në një vend të Evropës së lindjes (nuk tregohet në cilin) ku mjekët ia kanë mundësuar fekondimin me spermën e të shoqit.
Me 59 vjetët e saj, Zlata është rreth dyfish më e vjetër se nënat mesatare në Zvicër. Dhe kjo sjell me vete sigurisht komplikime shëndetësore. Një gjinekolog ka thënë për Tele M1 se rreziqet te një rast i lindjes në një moshë të shtyrë mund të jenë të në lidhje me zemrën dhe çrregullimet kardiovaskulare por edhe komplikime gjatë lidnjes.
Por Zlata Vasilijevic e ka kaluar shtatzëninë pa probleme shëndetësore. Ajo e ka sjellë në jetë Angela-n e saj me operacion cezarian, tri javë më herët se parashihej, dhe nuk e fsheh lumturinë që është bërë më në fund nënë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










