Integrimi
11 vjet e 3 muaj burgim për 20-vjeçarin që ka lënduar rëndë policen
Prokurori kishte kërkuar 16 vjet burg për tentim vrasjeje, ndërsa avokati është deklaruar për dënim me gjashtë vjet burg
Procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut ndaj 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, i cili ka goditur dhe lënduar rëndë një police në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, ka përfunduar mbrëmjen e së martës (sonte) me shpalljen fajtor të të akuzuarit.
Gjyqtarët e kanë dënuar të riun nga Cyrihu me njëmbëdhjetë vjet e tre muaj burgim për tentim dhe realizim të lëndimit të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Ai është shpallur fajtor edhe për shkelje të tjera, që kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë në trafik.
Prokurori kishte kërkuar 16 vjet burg për tentim vrasjeje, ndërsa avokati është deklaruar për dënim me gjashtë vjet burg. Kjo, sipas tij duhet të pezullohet në favor të një trajtimi në Qendrën e marrjes së Masave në Uitikon, ku i akuzuari mund të kryejë një trajnim profesional (zanat). Por, gjykata ka zgjedhur rrugën e mesme, shkruan 20minuten.ch.
Siç kemi shkrfuar tashmë, më 28 shkurt 2020, pesë të rinj kishin shkuar me makinë në Strichplatz (vendi ku grumbullohen prostitutat) pak pas orës 23:00 dhe kishin filmuar punonjëset e seksit. Kur njëra prej tyre ua tha këtë policëve të pranishëm, dy policë donin të kontrollonin makinën, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, i akuzuari e ka nisur veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi.
Pasi ka bërë disa metra mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe i ka dhënë gaz. Makina ka kapur policen dhe e ka tërhequr zvarrë për rreth gati 16 metra larg.
Dënimi me njëmbëdhjetë vjet e tre muaj burgim i është shqiptuar kosovarit për shkaktim lëndimesh të rënda trupore dhe krime të tjera. Por gjykata e ka liruar atë nga akuza për vrasje në tentativë, pasi, sispas gjykatës, ai nuk kishte pasur dashje të drejtpërdrejtë për të vrarë.
Nga ana tjetër, gjykata nuk i ka besuar deklarimit të tij se “nuk e kishte vënë re policen”. “Kjo nuk është e besueshme”, është shprehur kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Të gjithë të pranishmit tjerë në veturë e kishin parë policen dhe këtë e ka pranuar edhe vetë i akuzuari gjatë marrjes së parë në pyetje.
Sipas raportit të inxhinierisë së trafikut, shpejtësia e goditjes kishte qenë 10 deri në 15 km/h. Gruaja ka pësuar lëndime të rënda gjatë tërheqjes zvarrë”, është shprehur gjyqtari. I akuzuari e ka marrë parasysh këtë veprim dhe “e ka çuar deri në fund” atë.
Avokati i polices së lënduar rëndë thotë se klientja e tij po vuan ende mendërisht dhe fizikisht nga pasojat e ngjarjes.
Ajo, prej vitit të kaluar punon me kohë të pjesshme në zyrën e policisë së qytetit.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











