Bota
47-vjeçari deklarohet si 16-vjeçar, për të marrë azil në Francë
Një emigrant, i cili ka deklaruar se është 16-vjeçar për të marrë azil si një fëmijë i vetëm në Francë, është zbuluar se është burrë 47-vjeçar.
Ai është dorëzuar vetë në polici në qytetin e Angouleme, rreth 90 kilometra larg Bordeauxit në Francë, gjatë javës së kaluar.
Për të mbështetur pohimet e tij, ai u ka ofruar oficerëve policorë një certifikatë të lindjes, ku shkruhej se ai ishte lindur në Guinea në vitin 2002, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Por oficerët kanë kontaktuar autoritetet spanjolle, duke dyshuar se ai fillimisht ka hyrë në Spanjë, para se të kalojë në Francë.
Policia spanjolle ka konfirmuar se janë në dijeni për identitetin e tij dhe u kanë dërguar policëve francezë një kopje të pasaportës, të cilën ai e kishte përdorur për të aplikuar atje për vizë në 2017-ën.
Pasaporta e tij ka konfirmuar se ai është 47 vjet i vjetër, më shumë se tri dekada më i vjetër se sa pohonte.
Policia franceze i ka refuzuar azilin dhe e kanë urdhëruar që të largohet dhe të vendoset në një qendër ndalimi në Rennes.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











