Integrimi
45 milionë franga për integrimin e të huajve
Gjatë vitit 212 janë numëruar 4500 oferta për mësimin e gjuhës, nga të cilat kaneëpërfituar mbi 100 mijë të huaj

Zvicra, gjegjësisht Zyra Federale për Migracion (BFM) dhënë gjatë vitit të kaluar 45 milionë franga për integrimin e të huajve. Për masat e ndërmarra nga kantonet si mësim i gjuhës, integrim profesional dhe social të të huajve, federata ka dhënë 17.5 milionë, thuhet në raportin vjetor të BFM për kontributin për integrim që federata ua ka ofruar kantoneve, të publikuar sot.
Ndërsa për integrimin e personave që kanë fituar statusin e refugjatit ose atyre me status të përkohshëm, federata u ka dhënë kantoneve rreth 23 milionë franga.
Këto para janë shfrytëzuar për përmirësimin e ofertës së kantoneve sa u përket kurseve të gjuhës. Gjithsej janë numëruar 4500 oferta për mësimin e gjuhës, nga të cilat kane përfituar mbi 100 mijë veta. Veç kësaj, BFM ka vazhduar të zhvillojë sistemin e orientuar profesional të mësimit të gjuhës “Fide”.
Me kursin “Gjermanishtja në kantier”, Fide së bashku me partnerët socialë e ka testuar me sukses mësimin e gjuhës në ndërtimtari, thuhet veç tjerash në raportin vjetor të BFM.
Federata dhe kantonet kanë ndihmuar më tutje në financimin e interpretuesve dhe përkthyesve gjuhësorë. Gjatë vitit 2012 janë realizuar rreth 175 mijë orë të tilla të përkthimit. Behet fjalë për përkthimet e dedikuara pacientëve nëpër spitale dhe prindërve në raport me shkollën.
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri