Integrimi
4 vëllezërit Bisaku, në sytë e ekipeve të mëdha botërore
Ata janë ende fëmijë, por talenti i tyre për futboll po zhvillohet dita-ditës. Video të shumta nëpër Youtube tregojnë se si 4 vëllezërit Bisaku kanë një të ardhme të ndritur në fushën futbollistike. Janë këta vëllezërit Samuel (9), Nikollë (7), David (4) dhe Dominik Bisaku (2-vjeçar), të cilët jetojnë në Hamburg të Gjermanisë.
Familja Bisaku kishte jetuar në Turbenthal të Cyrihut, ndërkohë në vitin 2010 ishin zhvendosur për të jetuar në Hamburg.
Të katër fëmijët kanë pasion futbollin. Samueli është në akademinë e futbollit në Hamburg, ndërsa fëmijët e tjerë, Nikolla, Davidi dhe Domeniku janë ende të vegjël, ani pse edhe në këtë moshë ata janë në gjendje të bëjnë gjëra të paparashikuara me top për moshën e tyre.
Për vëllezërit Bisaku albinfo.ch kishte shkruar edhe më herët, por tani ata na tregojnë gjëra interesante që iu kanë ndodhur kohët e fundit.
Djali i madh, Samueli, para dy vjetësh ka qenë i ftuar për të shoqëruar lojtarët në ndeshjen Hamburg – Leverkusen, pastaj edhe një herë tjetër ka shoqëruar futbollistët e Bayern Munihut dhe del në fushë menjëherë pas Xherdan Shaqirit.
Ndërkohë talenti i djalit të tretë, Davidit, është parë që në moshën 1 vjeç e gjysmë. Në moshën 3-vjeçare Davidi, siç shihet edhe në youtube, bën mbi 250 prekje të topit me këmbë pa ndërprerë, ndërsa njeh të gjithë futbollistët me emra të kombëtares gjermane.
Babai i djemve, Gjon Bisaku, një ish-futbollist, i cili luante në një klub në Zvicër, para disa kohësh ka pasur edhe një takim në Zvicër me ish-trajnerin e Borusia Dordmundit, Jurgen Kloppf. “Kemi pasur një takim shumë miqësor. Ai u takua edhe me fëmijët e mi. Nga videot e shikuara ai është mahnitur me talentin e djemve. Më ka dhënë shumë kurajo të punoj sa më shumë, sepse kanë një të ardhme përpara”, thotë babai Gjon Bisaku me prejardhje nga Gjakova.
Surpriza nga Leonel Messi dhe ftesa e Real Madridit
Babai i 4 futbollistëve, Gjoni, tregon për albinfo.ch se si Lieonel Messi merr fotografitë e djemve dhe më pas njërën e ndal për vete, kurse një tjetër ua dërgon me postë, në të cilën shënon autografin e tij. “Ishte një surprizë shumë e këndshme jo vetëm për fëmijët e mi, por edhe për mua personalisht. Nuk e kemi pritur një gjë të tillë”, thotë ai.
Për futbollistët Bisaku kjo është vetëm njëra nga surprizat. Ata u ftuan dy herë nga klubi Real Madrid që të jenë në tribuna për të shikuar ndeshjet futbollistike. Hera e parë ishte në muajin janar të vitit të kaluar, por për shkak se djali i vogël ishte i sëmurë në atë kohë, nuk arritën të jenë pjesëmarrës. Pastaj atyre iu erdhi edhe një ftesë tjetër gjatë muajit qershor për të përcjellë ndeshjen e legjendave mes Real Madridit dhe Liverpulit, e që kësaj here të pranishëm ishin vetëm Samueli dhe babai i tij, Gjoni.
“Jemi mahnitur me pritjen që na kanë bërë. Për ne ishin të rezervuara ulëset VIP në stadium. Qëndruam katër ditë atje, ndërkohë kishim edhe bisedime me zyrtarë të klubit, të cilët tashmë janë duke përcjellë talentin e djemve të mi. Bashkë me ta vizituam edhe qendrat stërvitore si dhe zhveshtoret e futbollistëve”, thotë babai Gjoni, duke shtuar se Samueli ka dhënë edhe intervista për media të shumta spanjolle.
Por, nuk është vetëm Real Madridi që po i vëzhgon vëllezërit Bisaku, edhe Mançester Junaidi dhe ekipe të tjera të mëdha evropiane janë vënë në gjurmët e tyre.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale






















