Shkurt.ch
4 persona nga Zvicra, në dokumentet sekrete të ISIS-it
Në listën e 22.000 anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik ISIS janë të paktën katër persona që kanë lidhje me Zvicrën.
Këtë e dëshmojnë dokumentet, të cilat i kishte humbur Shteti Islamik ISIS. Humbja e të dhënave, të cilat janë të klasifikuara “sekrete”, janë bërë publike javën e kaluar.
Dokumentet duket se vijnë nga anketat e ISIS-it që i ka kryer me aplikantët. Siç raporton „10 vor10“ në Televizionit SRF dhe Tages-Anzeiger, të paktën katër persona nga Zvicra mund të gjenden në grumbullin e mbi 20 mijë dokumenteve.
Njëri prej tyre nga Zvicra tashmë është 32 vjeç, jetonte në Wallis, përpara udhëtimit të tij në ISIS në Siri. Ai kishte deklaruar në intervistë se ka punuar si ndihmësmjek dhe fotograf. Ai i kishte hyrë nëpërmjet Turqisë në Siri. Ish-xhihadisti ishte rikthye përsëri në Zvicër dhe ishte dënuar me 600 orë shërbim për komunitetin, duke u trajtuar me psikoterapi.
Personi i dytë vjen nga pjesa frankofone e Zvicrës, shtetasi zviceran tani është 25 vjeç. I njëjti kishte deklaruar se kishte luftuar më parë për një tjetër grup Jabhat al Nusra, degë e Al Kaedës.
Njeriu i tretë është me origjinë nga Egjipti. Në dokumentet e tij personale të ISIS-it është thënë se ai ishte 45 vjeç dhe i pamartuar, por kishte edhe një fëmijë. Si vendbanim ai ka treguar një lagje në Gjenevë. Ai ishte rekrutuar si luftëtar.
Personi i katërt është një njeri nga Maroku, ai është në përputhje me dokumentet e ISIS-it i martuar me dy fëmijë. Sipas dokumenteve, ai kishte jetuar 11 muaj në Zvicër. Qëndrimi i tij në Zvicër nuk është bërë i njohur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










