Integrimi
38 mijë kosovarë bëhen gjermanë apo austriakë
Sipas statistikave të Kosovës, nga viti 2009 deri në janar të vitit 2017 rreth 38 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre. Arsyet për këtë janë kryesisht për shkak të shtetësisë së vendeve të tjera që nuk pranojnë dyshtetësinë, e më shpesh kanë ndodhur për të marrë shtetësinë gjermane apo austriake.
Analisti i njohur, Ramush Tahiri, vlerëson se rritja e vazhdueshme e qytetarëve të Kosovës, të cilët dorëzojnë shtetësinë, është për shkak të rrethanave sociale, sepse, siç thotë ai, njerëzit nuk përfitojnë fare nga kjo shtetësi, përcjell albinfo.ch.
Situata e vështirë ekonomike, mungesa e perspektivës në Kosovë dhe mirëqenia që ata marrin në disa vende të Evropës Perëndimore, janë arsyet kryesore që kosovarët të largohen. Të ardhurat mesatare mujore në Kosovë janë 350 euro, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore mesatarja më e ulët është 1500 euro, thonë sociologët.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












