Shkurt.ch
37 të lënduar nga përplasja e kamionit me tramvajin
16 prej tyre janë dërguar në spital për trajtim por asnjëri nuk është në rrezik jete
Në një aksident që ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Muttenz afër Bazelit, (Kantoni Baselland) kanë pësuar lëndime 37 persona, njoftojnë medisat zvicerane. 16 prej tyre janë dërguar në spital për trajtim por asnjëri nuk është në rrezik jete.
Aksidenti ka ndodhur kur një kamion është përplasur në tramvajin që po qarkullonte nëpër Jakobstrasse, gjë që ka shkaktuar daljen e tramvajit nga shinat, transmeton albinfo.ch. Policia ende është duke zhvilluar hetimet rreth shkaqeve dhe rrethnave të aksidentit.
Ajo që dihet është se aksidentit i ka paraprirë një ndeshje në mes të një skuteri dhe një veture. Derisa ende ishte duke u bërë incizimi i aksidentit të parë nga policia, kamioni i përmendur goditi tramvajin, duke e nxjerrë nga shinat.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










