Uncategorized
350 ushtarë austriakë largohen nga Kosova
350 ushtarë të batalionit të 25 austriak janë larguar të mërkurën nga Kosova. Batalioni austriak qendroi për gjashtë muaj në Kosovë dhe së bashku më njesitë tjera ndërkombëtare u kujdesen për kushtet dhe stabilitetin në Kosovë.
350 ushtarë të batalionit të 25-të austriak janë larguar të mërkurën nga Kosova. Batalioni austriak qëndroi për gjashtë muaj në Kosovë dhe së bashku me njësitë e tjera ndërkombëtare u kujdesën për kushtet dhe stabilitetin në Kosovë.
Prej tetorit të vitit 2014 dhe deri në prill të këtij viti ushtarët austriakë, në mesin e tyre edhe tri gra, qëndruan në Kosovë. “Trupat ishin të ndarë në katër kompani dhe së bashku me 30 nacionalitete të tjera kishin për detyrë sigurinë dhe rendin”, thotë për mediat austriake komandanti i Batalionit të 25, Herbert Krassnitzer, transmeton albinfo.ch.
“Gjatë qëndrimit tonë gjithçka ka kaluar në rregull dhe qetë. Pavarësisht disa protestave të dhunshme, ushtarët tanë nuk kanë pasur ndërhyrje direkte”, thotë ai.
Shumë fëmijë kërkonin para
Lydia Brotträger, ndihmëse e batalionit, ka treguar për përvojën që ka pasur gjatë ditëve sa ka qëndruar në Kosovë. “Kur ne shkonim për të blerë në dyqane, shumë fëmijë na vinin pas duke kërkuar para. Ka pasur shumë lypës. Si jetojnë atje njerëzit, është e rëndë për ta parë”, ka thënë ajo.
Me kthimin e kësaj njësie ushtarake misioni ushtarak austriak në Kosovë është larg përfundimit.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












