Shqipëria
Shqipëri: Rriten pagat e ushtarakëve, kredi të buta për të pastrehët
Pagat e oficerëve dhe nënoficerëve në Forcat e Armatosura Shqiptare do të rriten në masën 30%. ‘News24’ raporton se projektbuxheti në fjalë do të diskutohet në seancën e radhës në Komisionin e sigurisë të hënën e ardhshme.
Përveç rritjes së pagave që prekin gjithë efektivët me uniformë të Forcave të Armatosura, në projektligj është edhe një program sa u takon kredive të buta. Oficerët dhe nënoficerët e ushtrisë shqiptare në rast se kanë status ‘të pastrehë’ mund të aplikojnë për të përfituar nga kredia e butë për strehim që ofrohet për ta.
Ushtarakët do të përfitojnë deri në 50 milionë lekë të vjetra, me interes 3% dhe afat kthimi deri ne 25 vjet; ndërsa për ushtarakët, të cilët kërkojnë kredi për shtesë të sipërfaqes së banimit deri në 25 milionë lekë të vjetra, me interes 3%, afati i kthimit është deri në 15 vjet. Lista emërore e ushtarakëve përfitues do të miratohet nga Ministri i Mbrojtjes.
Nga ky program mund të përfitojnë ushtarakët aktivë, ata në rezervë apo ushtarakët në lirim ose në pension. Duket se rritja e pagave të ushtarakëve me 30% është rritja më e madhe e pagave në historinë e ushtrisë shqiptare. Rritja e fundit e pagave nga grada më e ulët ushtarë deri te grada gjeneral u realizua në vitin 2017 në masën 8% deri ne 10%./News24
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














