Shkurt.ch
33 milionë euro për pikturën e Picassos
Këtë shumë (41.1. franga) për pikturën “Gruaja ulur pranë dritares”, e ka ofruar një blerës anonim, njoftojnë në Sotheby`s
Piktura e njohur e Picassos-s “Gruaja ulur pranë dritares”, është shitur të martën në shtëpinë ankandeve Sotheby`s të Londrës për një çmim prej 41.1 milionë frangash (33 milionë euro). Këtë shumë e ka ofruar një blerës anonim, njoftojnë në Sotheby`s.
Piktura është pjesë e një serie në të cilën Pablo Picasso ka portretuar muzën e tij të dashur Marie Therese Walter dhe ia ka prezantuar opinionit. Kjo vepër monumentale deri më tash ka qenë pronë e një koleksioni privat artistik, për identitetin e të cilit Sotheby po ashtu nuk ka dhënë informacion.
Në ankandin e artit impresionist dhe modern në Londër janë shitur të martën edhe vepra të artistit austriak Egon Schiele. Piktura “Çift dashnorësh ( autoportret me Wally-n) është shitur për rreth 11.4 milionë franga (rreth 8 milionë euro). Ka qenë ky çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë deri më tash për një pikturë të Schiele-s të realizuar në letër.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












