Lajme
32-vjeçari nga Kosova që vrau gruan, lajm në ballinat e mediave austriake
Një rast tragjik i ndodhur mbrëmë në Vienë të Austrisë ka marrë vëmendjen e mediave atje, derisa, mëngjesin e së shtunës lajmi për vrasjen e gruas 32-vjeçe nga burri i saj ka zënë ballinat e mediave.
Mediat më të njohura në Austri kanë shkruar për rastin, ku thuhet se motiv i krimit dyshohet të jetë xhelozia që kishte pasur burri nga Kosova.
32-vjeçari tutje theksohet se gruan e kishte vrarë pasditen e së premtes, duke e goditur për vdekje me një shkop druri, përcjell albinfo.ch.
Burri pasi kreu aktin makabër, shkoi në polici dhe rreth orës 02:00 njoftoi autoritetet për vrasjen që kreu.
Edhe gruaja, siç raportojnë mediat lokale, ishte 32-vjeçare derisa kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.
32-vjeçari u arrestua menjëherë me dyshimin për vrasje. Ai do të intervistohet të shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.
Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi. Kosovarja 32-vjeçe është gruaja e 18 e vrarë këtë vit në Austri.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














