Maqedonia
30% të bizneseve në Maqedoni udhëhiqen nga gratë
Mentaliteti, stereotipet, mungesa e financave, mungesa e mjeteve të veta dhe prona në emër të tyre, janë disa nga arsyet për çka gratë nuk mund të udhëheqin me një sipërmarrje më të madhe
Gratë në Maqedoni duhet të inkurajohen për t’i zhvilluar bizneset e tyre, përmes shfrytëzimit të programeve dhe fondeve financiare vendore apo ato evropiane. Analizat tregojnë se vetëm 30% e numrit të përgjithshëm të ndërmarrësve në Maqedoni janë gra, të cilat janë të fokusuara drejt ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Vallentina Disoska , kryetare e shoqatës së grave të biznesit ka thënë se mentaliteti, stereotipet, mungesa e financave, mungesa e mjeteve të veta dhe prona në emër të tyre, janë disa nga arsyet për çka gratë nuk mund të udhëheqin me një sipërmarrje më të madhe. Kjo shoqatë ka njoftuar se synon që deri në prill të vitit 2019 do të tentojë që biznesmenëve të Strumicës dhe të disa qyteteve të tjera, t’ua ndryshojnë pozicionin e tyre themelor në sferën e sipërmarrësish, përmes forcimit të tyre ekonomik.
“Atë që dua ta theksoj është se do të formojmë një grup brenda këtij projekti. Ai grup do të përqendrohet në zhvillimin e ndërmarrësish për eksport. Kështu që, gratë sipërmarrëse që duan ose janë të gatshme me prodhimtarinë ose shërbimet e tyre, mund t’i drejtojmë që të punojnë në fushën e eksportit. Do të thotë, nuk do të eksportohen vetëm produktet. Gjithashtu, edhe shërbimet e tyre mund të eksportohen, prandaj ne do të punojmë për t’i promovuar ato aktivitete”, u shpreh Disoska.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









