Lajme
Më 3 qershor Italia do t’i hapë kufijtë
Nga 3 qershori Italia hap kufijtë dhe heq pothuajse të gjitha kufizimet

Është bërë e ditur se qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se dekreti përcakton një kuadër normativ kombëtar masash që hyjnë në zbatim nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020, e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizikë si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.
Lëvizja e lirë lejohet prej datës 18 maj e deri më 2 qershor 2020 nga një komunë në tjetrën, brenda të njëjtit rajon, e ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private.
Ndërkohë prej datës 3 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë në gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik, i pranishëm në këto zona.
Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.
Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19.
Do të vazhdojë të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.
Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.
Prej datës 18 maj do të hapen të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë