Integrimi
3 milionë më pak punëtorë deri më 2025
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar mund ta dëmtojë Gjermaninë më shumë se kriza ekonomike dhe financiare
Një kohë të gjatë në Gjermani rreth 1 milion vende pune janë të lira dhe koha e plotësimit të një vendi të lirë pune është gjithnjë e më e gjatë.
Më shumë kërkohen punonjës të kualifikuar veçanërisht inxhinierë, ekspertë shumë të kualifikuar të informatikës, mjekë dhe kujdestarë për të moshuarit.
Që prej një viti qeveria gjermane përpiqet të ndalojë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, që po përhapet në gjithë Gjermaninë, raporton DW.
“Ne kemi hedhur disa hapa vitin e kaluar me ligjin për njohjen e kualifikimeve profesionale të huaja dhe me ligjin për “Blue Card”. Nga të dhënat shohim se është rritur edhe punësimi i grave dhe i të moshuarve.”, ka thënë ministrja gjermane e Punës Ursula von der Leyen.
Gjermanisë i nevojiten më shumë imigrantë se deri tani, Agjencia Federale e Punës ka llogaritur një nevojë prej 200.000 punonjësish të kualifikuar që duhet të vijnë çdo vit nga jashtë.Por edhe nëse të moshuarit punojnë më gjatë dhe në të njëjtën kohë punojnë me orar të plotë edhe gratë, mund të plotësohet vetëm gjysma e tre milionëve vendeve të punës që llogariten deri në vitin 2025 në Gjermani.
Për të përshpejtuar këtë proces, qeveria gjermane do të fillojë tani përmes një portali interneti një ofensivë të gjerë informuese dhe rekrutimi brenda dhe jashtë vendit.
Me titullin “Make it in Germany”, kandidatë nga BE-ja dhe nga shtete të tjera do të shoqërohen në rrugën e tyre drejt Gjermanisë.
Për të reduktuar sa më shumë pengesat e gjuhës, portali është kryesisht në anglisht.
Portali është tashmë online dhe duhet të lehtësojë përpjekjet edhe për aplikantët të cilët nga 1 gushti do të kërkojnë të ashtuquajturën “Kartën Blu” (Blue Card).
Fillimisht është parashikuar një leje qëndrimi me afat tre vjeçar, më vonë aplikantët dhe familja e tyre mund të marrin të drejtën e vendosjes afatgjatë në Gjermani.
Në rast njohurish të mira të gjermanishtes, leja për vendosje afatgjatë mund të jepet edhe pas dy vjetësh.
Për “Kartën Blu” është e nevojshme një e ardhur mininale prej 45.000 eurosh në vit. Në të ashtuquajturat profesione ku kërkohet urgjentisht fuqi punëtore mjaftojnë edhe 35.000 euro në vit, transmeton DW.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









