27 vjet burgim për Betim Kaziun
Betim Kaziu është dënuar nën akuzat se ka udhëtuar në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për t’iu bashkuar Al-Kaidës
Një gjykatë amerikanë ka dënuar me 27 vjet burg, Betim Kaziun, i lindur në Nju Jork, nën akuzat se ka udhëtuar në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për t’iu bashkuar Al Kaidës dhe të hakmirrej për abuzimin ndaj myslimanëve duke vrarë trupa amerikanë.
“Do të kisha dëshiruar të mos shkoja kësaj rruge”, citon agjencia AP, Betim Kaziun, t’i ketë thënë gjykatësit Xhon Gleson, para shqiptimit të dënimit, tranmeton Rel.
Por, gjykatësi, ka thënë se është hera e parë që dëgjon pendësën e të pandehurit- dhe kjo sipas tij nuk është bindëse.
“Ti je rritur në Bruklin dhe ke vendosur që të vrasësh ushtarët e shtetit tënd. Ka ende elemente rebelimi brenda teje… ti ende je shumë krenar për t’u bërë xhihadist”, citohet të ketë thënë gjykatësi Gleson.
Prokororia ka kërkuar dënim të përjetshëm për Kaziun.
Në korrik të 2011-ës, Kaziu është dënuar për konspiracion për të kryer vrasje.
Ai është gjetur fajtor edhe për konspiracion, me qëllim sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste.
Prokurorët thonë se Kaziu ka bërë përpjekje, por ka dështuar t’iu bashkohet grupeve të Al Kaidës në Irak, Afganistan dhe Ballkan.
Ai është arrestuar nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe është transferuar në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm. /albinfo & rel/
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











