Kosova
2018-a, me numër rekord të vdekjeve të punëtorëve në Kosovë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka paraqitur 2018-ën si vitin me më së shumti raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës. Drejtuesit e tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e kushteve të punës për punëtorët në këtë sector, shkruan albinfo.ch
“Gjatë këtij viti ka pasur 23 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Fatkeqësisht është numër rekord”, ka thënë kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Sipas tij, këto raste, ndër të tjera, po ndodhin si mungesë e edukimit të pronarëve dhe punëtorëve. Ata kanë akuzuar drejtuesit shtetërorë e komunalë për mosndërmarrjen e masave.
Azemi ka thënë se Inspektorati i punës ka dështuar në të gjitha aspektet për t’i kryer obligimet që i ka. Ai kërkoi që Qeveria të formojë një fond social, në mënyrë që ta ketë për mbështetje në rastet kur bëhet padrejtësi ndaj punëtorëve në vendin e punës.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











