CH-Ballkani
2015-ta, viti i refugjatëve
Sipas statistikave të UNHCR, gjatë këtij viti rreth një milion njerëz kanë kaluar Mesdheun, ndërsa numri total i refugjatëve në mes të vitit 2015 është 20.2 milionë
Viti 2015 ka gjasa të tejkalojë të gjitha rekordet e mëparshme botërore për shpërnguljen e detyruar të njerëzve dhe mund të quhet viti i refugjatëve. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), në ditën botor të refugjatëve.
Sipas statistikave të UNHCR, gjatë këtij viti rreth një milion njerëz kanë kaluar Mesdheun si refugjatë dhe migrantë drejt Evropës. Ndërkaq, numri total i refugjatëve global, i cili para një viti ishte 19.5 milionë, sipas UNHCR-së, ka kaluar në mes të vitit 2015 nivelin prej 20.2 milionë, për herë të parë që nga viti 1992.
“Shpërngulja e detyruar është duke prekur thellësisht kohët që jetojmë. Ajo prek jetët e miliona qenieve njerëzore si ne – si ata që kanë qenë të detyruar të largohen ashtu edhe ata që u sigurojnë atyre strehë dhe mbrojtje. Asnjëherë nuk ka qenë më e fortë nevoja për tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritet me njerëzit që kanë humbur gjithçka”, tha komisioneri i Lartë për Refugjatët António Guterres.
Pavarësisht nga këto rreziqe, gysma e parë e vitit 2015 dëshmoi gjithashtu edhe për një bujari të jashtëzakonshme ndaj refugjatëve. Turqia është vendi më i madh pritës me rreth 1.84 milionë refugjatë në territorin e saj deri në datën 30 qershor. Libani, duke e krahasuar me numrin e popullsisë së vet, strehon më shumë refugjatë se cilido vend tjetër, në një shkallë 1 refugjat për 209 banorë.
Fluksi i njerëzve që vijnë në Evropë përmes mjeteve lundruese nga Mesdheu pasqyrohet vetëm pjesërisht në raport. Por, pavarësisht nga kjo, në gjashtë muajt e parë të vitit 2015, Gjermania ishte vendi më i madh në botë për sa i përket marrjes së kërkesave të reja për azil, 159 mijë, aq sa ishte pothuajse gjithë numri për vitin 2014. Vendi i dytë më i madh për sa i përket këtyre kërkesave ishte Federata Ruse me rreth 100 mijë kërkesa, kryesisht nga persona që largohen nga konflikti në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









