Shkurt.ch
200 km/h në tunel: Humb jetën 19 vjeçari nga Maqedonia
Albnfo.ch merr vesh ndërkohë nga burime zyrtare se i ndjeri është shqiptar nga Gostivari, me emrin Semir Musai, 20 vjeç
Një 19 vjeçar nga Maqedonia, me qëndrim në Zvicër ka humbur jetën para jë jave derisa po e ngiste veturën e tij me shpejtësi të tejkaluar, prej 200 km/h në tunelin Schweizerhalle në Muttenz të Baselandit.
Me atë rast kanë pësuar lëndime të rënda edhe dy persona.
I ndjeri, i lindur në Maqedoni, ka jetuar me prindërit në Riehen të Bazelit. Veturën, një bolid Nissan 540 kuajfuqi e kishte marrë dhuratë nga babai pak muaj më parë.
Duke vozitur me shpejtësi të tejkaluar dukshëm në tunel, siç e tregojnë edhe xhirimet e videokamerave të instaluara, ai humb kontrollin mbi makinën e tij, bëhet e ditur në një kumtesë të policisë së kantonit. Së pari godet një makinë VW Touran dhe pastaj një mercedes. Për pasojë, një zvicerane 34 vjeçare dhe një zviceran 31 vjeç pësojnë lëndime të rënda.
I riu, i lënduar rëndë transportohet në spital me autoambulancë. Të nesërmen ai ndërron jetë nga plagët e pësuara. Prindërit e tij janë në pikëllim të thellë. Ai ishte djali i tyre i vetëm.
Por, në dhimbjen e tyre të madhe ata kujtohen t`u kërkojnë falje në emrin e djalit të tyre të vdekur personave të lënduar…
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











