Lajme
Zbulohet çelësi imunitar që ndihmon trupin në luftën kundër kancerit
Studiuesit në Spitalin e Fëmijëve “Johns Hopkins” kanë gjetur një mënyrë për të aktivizuar sistemin imunitar që të identifikojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene, të cilat më parë ishin të padukshme për trupin.
Në studimin e publikuar në ‘Nature Immunology’, tregohet se duke stimuluar dy rrugë kryesore të sistemit imunitar, shkencëtarët kanë arritur të kthejnë tumoret që më parë ishin rezistente ndaj imunitetit në tumore “të ndjeshme” ndaj tij, duke lejuar kështu sulmin e qelizave mbrojtëse natyrale të trupit.
Eksperimentet u zhvilluan në modele minjsh me kancer të gjirit, pankreasit dhe muskujve.
Ky trajtim jo vetëm se ndaloi rritjen e tumoreve, por krijoi edhe një kujtesë imunitare afatgjatë, duke përmirësuar mbijetesën dhe duke ulur rrezikun e rikthimit të sëmundjes.
Sipas shkencëtarit kryesor Masanobu Komatsu, “Duke ndërtuar mjedisin imunitar të duhur brenda tumoreve, ne mund të forcojmë mbrojtjen natyrale të pacientit, duke aktivizuar si qelizat T ashtu edhe qelizat B kundër zhvillimit, rikthimit dhe përhapjes së kancerit.”
Shumë tumore klasifikohen si “të ftohta imunitare”, që do të thotë se ato nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm të qelizave imune për të qenë të ndjeshme ndaj trajtimeve të imunoterapisë.
Ekipi i ‘Johns Hopkins’ ka synuar të ndryshojë këtë situatë duke stimuluar mjedisin tumoral me molekula që aktivizojnë sistemin imunitar.
Fokusi ka qenë në forcimin e strukturave limfoide terciare (TLS), grumbuj të qelizave imune që luajnë rol të rëndësishëm në organizimin e përgjigjes imune ndaj tumorit.
TLS-të, të pranishme zakonisht në tumoret aktive imunitare, janë të lidhura me rezultate më të mira për pacientët.
Duke përdorur dy molekula aktivizuese, studiuesit arritën të riprodhojnë kushtet që gjenden në tumoret e aktivizuara imunitare.
Kjo solli një rritje të qelizave T vrasëse që sulmojnë kancerin, formimin e enëve të reja të gjakut që lejojnë hyrjen e qelizave imune dhe prodhimin e antitrupave kundër qelizave tumorale.
Qelizat B brenda TLS-ve u transformuan në qeliza plazmë që prodhojnë antitrupa dhe në qeliza kujtese, të cilat ndihmojnë trupin të njohë dhe luftojë kancerin në rast të rikthimit.
Trajtimi gjithashtu shtoi numrin e qelizave T ndihmëse dhe atyre të kujtesës, duke përmirësuar përgjigjen imune si atë humoral ashtu edhe atë të ndërmjetësuar nga qelizat.
Sipas Komatsu, këto rezultate tregojnë se kombinimi i dy sinjaleve imune mund të rrisë efektivitetin e trajtimeve ekzistuese si kimioterapia dhe imunoterapia, duke ofruar shpresë për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Ky studim është financuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit (NIH), Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së dhe Departamenti i Shëndetësisë i Floridës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










