Albana Krasniqi Malaj est aujourd’hui directrice de l’Université populaire albanaise, qu’elle a contribué à créer en 1996. Image: Georges Cabrera
Integrimi
1996, krijimi i Universitetit Popullor Shqiptar
Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, gazeta e Gjenevës « Tribune de Genève » ka botuar një artikull rreth vepritmarisë së ketij institucioni.
Një rrugëtim i gjatë drejt integrimit nga pritja e shqiptarëve tek interkulturaliteti.
Lokalet e vjetra të rrugës së Lyon kanë mbetur vetëm një kujtim. Sot vinçat dhe kompresorët punojnë aty ku në prill të vitit 1996 Universiteti Popullor Shqiptar themelohej.
Katër vjet pas fillimit të luftës në Bosnje, që do ta vinte në gjunjë ish-Jugosllavinë dhe do të përshpejtonte rrugët e ekzilit për dhjetëra mijëra shqiptarë.
E lindur në Shqipëri Albana Krasniqi Malaj ka ardhur në Gjenevë në vitin 1992, si studente « e flisja tashmë frengjishten » saktëson ajo, para se të shtojë « këtu i konsideronin shqiptarët si të ishin « jugosllavë » i ngatërronin të gjithë ». Më 1996 ajo është anëtare themeluese e UPSH-së të cilin e drejton sot. « Krijimi i UPSH-së është fryt i dy viteve punë dhe reflektim me Qendrën Social Protestane, Qendrën e Informimit të Kosovës, një grup shqiptarësh aktivistë dhe sidomos Ueli Leuenberger » !
Falë Ueli Leuenbergerit
Albana Krasniqi Malaj nuk rresht lëvdatat për ish presidentin e partisë së të gjelbërtëve zvicranë dhe ish deputetin nacional « themeluesin e vërtetë » të UPSH-së. « Shqiptarët nuk do të kishin mundur ta bënin këtë vetëm, shtypi dhe popullsia zvicrane nuk ishin shumë miqësorë ndaj tyre ». « Ueli ka gjetur mbështetjen e nevojshme dhe ka ditur të bindë qeverinë kantonale, federale dhe ato komunale.
Pikërsiht për këtë arsye ne e falenderuam me një dhjetor gjatë ceremonie në OKB, me rastin e festës kombëtare shqiptare dhe njëzet vjetorit të ekzistencës së UPSH-së. Ueli Leuenberger ka drejtuar UPSH-në deri më 2002, dhe shumë politikanë të Gjenevës kanë marrë presidencën e UPSH-së. Aktualisht presidenti Manuel Tornare, deputet nacional, është « njeriu i ndryshimit në vazhdimësi » thotë Albana Krasniqi Malaj.
Kjo e fundit nuk e fsheh kënaqësinë që më 2008 kur ajo u emërua drejtoreshë, ish deputetja nacionale Maria Ruth Bernasconi u bë presidente « dy gra në krye të një institucioni shumë mashkullor », buzëqesh ajo.
Tri valët
Gjërat kanë ndryshuar shumë sot. Por një kthim prapa është i nevojshëm… Për të kuptuar më mirë krijimin e UPSH-së, drejtoresha kthehet në vitet 60-të.
« Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë ardhur këtu në këtë kohë sipas marrëveshjes për punë mes Zvicrës dhe ish Jugosllavisë. Shumica prej tyre ishin kosovarë, sezonierë, punëtorë kantierësh. Fuqi punëtore mashkullore e pa kualifikuar, që nuk integrohej pasi nuk kishte projekte këtu. Për ata, Zvicra është një vend i përkohshëm, një vend pune. Ata nuk e mësojnë gjuhën dhe as nuk shkollohen ».
Vala e dyte, ajo e viteve 80-të, është krejt ndryshe.
« Shumica intelektualë ose studentë që i kundërvihen regjimit, ata janë të përrndjekur në vendin e tyre dhe nuk mund të kthehen. Integrimi i tyre është me i mirë ».
Pastaj vjen vala e tretë, e atyre që largohen prej lufte në fillim të viteve 90-të. « Aty bëhet rigrupimi familjar i shumë familjeve në kushte « të egra ». Në këtë kohë unë punoja në Zyrën Federale të Refugjatëve. Qendra e regjistrimit ndodhej në la Praille në Gjenevë, ku kam dëgjuar shumë dëshmi të grave të dhunuara », na tregon me fytyrë të vrejtur Albana Krasniqi Malaj. « Po, emocionalisht ishte shumë e rëndë », shton ajo me ndrojtje.
UPSH është krijuar për të ndihmuar këta njerëz të çvendosur.
« Po përse Universitet » ? « Kjo është çështje filozofie, na shpjegon drejtoresha. Përveç pritjes dhe socializimit, qëllimi ynë ishte po ashtu t’i ofronim shkollim këtyre njerzve për t’iu dhënë shance të barabarta për t’u integruar, edhe pse shumë prej tyre janë kthyer në vendlindje, bile shumë më tepër nga ç’kujtojmë ne. Pra, Universitet, por popullor ».
Albana Krasniqi Malajt i kujtohet se në fillim, në lokalet e Charmille « kishte sidomos burra që pinin duhan me sytë e ngulitur në ekranin e telivizorit të lidhur me kanalin kombëtar shqiptar që shfaqte imazhet e të përndjekurve nga lufta. Ata mundoheshin të gjenin një fytyrë të njohur pasi ishin pa lajme për të afërmit e tyre »…
Pritje, integrim dhe formim
Sot, kontrasti është i jashtzakonshëm. Që nga viti 2000, misioni kryesor i UPSH-së është socializimi përmes formimit që shtrihet pak nga pak për të gjithë popullatën. « Integrimi është shumë më i suksesshëm në miksitetin social, fetar dhe gjinor ». Shumë gra frekuentojnë UPSH-në që tashmë gjendet në rrugën Surinam, po në lagjen Charmille. « Ne kemi rreth 25% shqiptarë në rradhët e studentëve », thekson drejtoresha. Jam e vetmja shqiptare në ekipin e vogël drejtues. UPSH e ka zgjeruar aktivitetin e tij, mund të flasim këtu për kurset e frengjishtes, integrimin gjinor, programet e inkurajimit për fëmijët që në moshë të mitur, ndihmën shkollore, shoqërimin e prindërve në rolin prindor…dhe lista vazhdon.
« Ne kemi bërë një kthesë të rëndësishme thote me kënaqësiAlbana Krasniqi Malaj, dhe kam shpresën që në 2017 ne do të jemi një Universitet Ndër-Kulturor, objektivat e të cilit, përveç formimit, do të mbeten pritja dhe integrimi.
Shkrim i botuar në gazetën frankofone Tribune de Genève
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën