Integrimi
18-vjeçarja nga Kosova përfaqëson Zvicrën në Olimpiadën e Ekonomisë
Delina Maliqi do ta përfaqësojë Zvicrën në Olimpiadën e Ekonomisë
Shqiptarët vazhdojnë të korrin suksese në Zvicër në fusha të ndryshme. E tillë është edhe 18-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, Delina Maliqi.
Ajo është zgjedhur në mesin e katër nxënësve për të përfaqësuar Zvicrën në Olimpiadën e Ekonomisë prej 23 korrikut deri më 1 gusht në St. Petersburg të Rusisë. Ajo, në një intervistë për albinfo.ch, flet për prejardhjen e saj, suksesin dhe synimet.
“Jam e lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e mi janë nga Kosova, babai është nga Gjilani dhe nëna nga Prizreni. Në moshën e tij 26-vjeçare babai im kishte vendosur që për shkak të ashpërsimit të situatës politike në Kosovë, të emigronte në Zvicër. Ajo që ishte planifikuar si qëndrim një deri dy-vjeçar, u shndërrua në vendbanimin e tij të ri. Që atëherë ne jetojmë në Cyrih, por e vizitojmë Kosovën për çdo vit”, është shprehur në fillim 18-vjeçarja për albinfo.ch.

Ajo mendon të vazhdojë studimet në Zvicër. “Unë kam një vëlla dhe një motër. Ne jemi trenjakë dhe aktualisht jemi duke ndjekur që të tre gjimnazin e Shkollës Kantonale Zürich Nord. Këtë vit unë dhe motra përfundojmë gjimnazin dhe planifikojmë që në shtator të fillojmë studimet në Universitetin e Cyrihut”, thotë tutje Delina për albinfo.ch.
Ajo është shumë e lumtur që është zgjedhur për të përfaqësuar Zvicrën. “Gjatë pushimeve verore unë do të fluturoj drejt Rusisë, Petersburgut, për të përfaqësuar atje Zvicrën në Olimpiadën Ekonomike. Nga e gjithë Zvicra janë zgjedhur katër nxënëse dhe nxënës. Unë bëj pjesë në mesin e këtyre të zgjedhurve fatlumë. Kriter për këtë zgjedhje ka qenë një vlerësim me një rast studimi të cilin duhej ta zgjidhte në mënyrë indiviuduale dhe ta prazantonte secili”, shtoi tutje ajo për albinfo.ch.
18-vjeçarja me prejardhje nga Kosova është shumë e dalluar në këtë fushë. “Në gjimnaz, fokusi im është në gjuhët, por interesimi im për ekonominë ka qenë gjithmonë i madh. Unë, veç kësaj, përpiqem t’i zgjeroj kufijtë e mi dhe ta braktis zonën time të rehatisë. Për këtë arsye edhe jam bërë pjesë e garës, që të mund të përfitoj një përvojë të re dhe para së gjithash një përvojë edukative.
Për këtë arsye është një sukses kaq i madh të jem në mesin e katërve që prezantojnë Zvicrën në Olimpiadën Ekonoimike dhe shpresoj, natyrisht që ne të kemi sukses në Petersburg. Për mua ky sukses është po ashtu edhe një lloj falënderimi për prundërit e mi; për gjithçka që ata kanë sakrifikuar për ne, në mënyrë që të na e sigurojnë një ardhmëri të përmbushur”, përfundoi Delina Maliqi.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














