Shkurt.ch
170 mijë franga në vit, vlera e krijuar e çdo të punësuari
Shumica e madhe e pagave të ulëta dhe të mesme ka vendnumëruar ndërkohë që pagat e larta dhe ato superioret kanë shënuar rritje ekstreme
Zvicra ka arritur një shkallë të pasurisë që nuk e ka pasur asnjëherë deri më tash. Rreth 170.000 franga në vit është lartësia mesatare e vlerës së krijuar me punë të çdo zvicerani të punësuar, e regjistruar në vitin 2013. Këtë konstatim e ka publikuar sot Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) ndërkohë që është shprehur e pakënaqur me ndarjen e pabarabartë të këtyre të ardhurave.
Shumica e madhe e pagave të ulëta dhe të mesme ka vendnumëruar ndërkohë që pagat e larta dhe ato superioret kanë shënuar rritje ekstreme, ka thënë kretari i SGB-së Paul Rechtsteiner.
Aktualisht në Zvicër jetojnë mbi 12 mijë persona që kanë paga vjetore më të larta se gjysmë milioni franga , që është për shtatë herë më shumë se para 30 vitesh, shkruan nzz.ch. Ndërsa te milionerët ky numër është rritur madje për plot 13 herë.
Rechtsteiner më tutje ka drejtuar kritika për ngarkesën e stresit që ka pasur “ngritje brengosëse”, pastaj për pasigurinë në rritje të vendeve të punës dhe për keqësimin e gjendjes së punëtorëve të moshuar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











