16 vjet burg kosovarit për 300 kg përzierje heroine
Gjyqi Federal i Zvicrës i ka ngritur nga 15 në 16 vjet dënimin një shtetasi kosovar i cili qe dënuar më parë nga Gjykata Penale Federale
Gjyqi Federal i Zvicrës i ka ngritur nga 15 në 16 vjet dënimin një shtetasi kosovar i cili qe kapur në vitin 2008 me një sasi rekorde të drogës prej 280 kg drogë, gjegjësisht përzierje heroine.
Po ky gjyq, me seli në Bellinzona, para një viti i kishte shqiptuar kosovarit një dënim prej 15 vitesh burg për veprën e përmendur, të cilën e kishte kualifikuar edhe si pjesëmarrje në një organizatë kriminale, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung” në versionin online.
Vëllanë e të dënuarit kryesor, po kjo gjykatë e kishte dënuar me 2 vjet burg ndërsa të atin e kishte liruar si të pafajshëm.
Motivi për të cilin i është rritur masa e dënimit të dënuarit kryesor është ankesa e Gjyqit Federal, instancës më të lartë (Lozanë) ndaj vendimit të Gjyqit Penal Federal. Lozana kishte kërkuar që, në bazë të disa pikave të e reja të akuzës, të rishqyrtohet vendimi. Kështu, pas shqyrtimit të vendimit në fjalë, Gjykata nga Bellinzona e ka bërë ngritjen nga 15 vjet në 16 vjet burg.
Pikat e reja, nënkuptojnë faktin se ndërkohë është konstatuar edhe një dërgesë prej 20 kg përzierjeje të heroinës që ai e kishte bërë nga Kosova në Spanjë në vitin 2003. Kjo dërgesë ishte kapur në kufirin në mes të Francës dhe Spanjës.
Kompetentë për zbatimin e dënimit të shqiptuar janë autoritetet përkatëse të kantonit Vaud.
Banda të cilës i takonte 45 vjeçari i ridënuar, ka furnizuar tregun e Evropës perëndimore me heroinë që nga mesi i viteve nëntëdhjetë, ka konstatuar gjykata në vendimin e saj.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












