Sport
Ylli i ardhshëm pritet nga kryetari i komunës
Rion Xhemajli me prejardhje nga Gjilani, edhe pse vetëm 14-vjeçar po lë gjurmë në futbollin zviceran
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ftuar në zyrën e tij sportistin e ri gjilanas, Rion Xhemajli vetëm 14 vjeçar, i cili jeton në Zvicër me qëllimin e vetëm për t’i dhënë mbështetjen dhe njëkohësisht për ta falënderuar për sukseset e arritura në klubin sportiv të Solothurnit dhe në përfaqësuesen e futbollit të Zvicrës U15, njofton faqja e kësaj komune.
“Rion Xhemajli, është një yll i madh në ngritje. Ky tashmë Gjilanin dhe Kosovën e ka bërë krenar me sukseset dhe angazhimet e tij. Është një hero i ri me moshë i Gjilanit në Zvicër, por me një të ardhme që pritet shumë nga ky. Sukseset në këtë familje janë edhe më të mëdha, sepse edhe motra binjake e Rionit është e suksesshme në U17 dhe që të dy janë dy e tri vite përpara gjeneratës së tyre”.
“Kjo është gjenerata e tretë e mërgimtarëve në diasporë, që po vulos suksese në shumë fusha si në kulturë, sport, arsim, shëndetësi ekonomi dhe gjitha fushat e tjera, krahas shtetasve të vjetër në Zvicër”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, derisa ka përgëzuar të gjithë bashkatdhetarët të cilët janë të angazhuar në forma të ndryshme në mërgatë, përcjell albinfo.ch.
Rioni shkurtimisht ka thënë se prioritet e ka angazhimin maksimal në fushën e sportit dhe të jetës në përgjithësi.
“Angazhohem dhe po punoj që të mos zhgënjej Gjilanin, Kosovën dhe as familjen time, e cila më mbështet në çdo hap. Ai ka falënderuar njëkohësisht kryetarin Haziri për ftesën dhe motivin që i ka dhënë për të vazhduar më tutje në punën e tij”, ka thënë Xhemajli.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë Reagon Ambasada e Kosovës: Dy shtetas humbin jetën në aksidentin në Vjenë... -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














