Shkurt.ch

1500 persona kanë marrë shtetësinë zvicerane, shumica kosovarë

Në kantonin e Aargau në vitin 2014 gjithsej 1445 persona të huaj kanë marrë shtetësinë zvicerane.
Më së shumti kërkesa për natyralizim erdhën nga Kosova, 319 sish. Vazhdojnë pastaj sipas radhës: Gjermania 278, Italia 203, Turqia me 111 etj.

Njëmbëdhjetë persona tërhoqën kërkesën për natyralizim. Kantoni ka refuzuar kërkesën e dhjetë të huajve.

Në fund të 2014-s kanë qenë në pritje 1082 kërkesa në Kantonin Argau. Procedura në nivel kantonal deri në vendimin e Këshillit (Grossen Rat) merr 8 deri 12 muaj.