Kosova

13 vjeçari humb jetën në aksident trafiku, Haradinaj apelon për kujdes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion.

Kjo për shkak të aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë.

Disa orë më parë në një aksident trafiku ka humbur jetën një 13 vjeçar në Skenderaj.

Pas këtij aksidenti, Haradinaj ka reaguar në Facebook.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj.