Kosova

100 mijë euro për gratë e Krushës i ndan Ambasada e Gjermanisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldtm, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Gjermania u ka dhuruar 100 mijë euro grave të Krushës, për t’i ndihmuar që t’i përmirsojnë gjërat pas rënies së zjarrit.

Ambasadori Held e ka konsideruar këtë ngjarje si një përallë e ringjalljes dhe të forcës së gruas kosovare.