Shkurt.ch
1 milionë veta vuajnë nga stresi në punë
Stresi te një kategori është aq i lartë sa që afër 6 për qind të të punësuarve ose rreth 300 mijë sish janë në prag të sëmundjes “Burnout"
Në Zvicër llogaritet se rreth 4.9 milionë veta janë të punësuar. Prej tre rreth 1 milion ankohen se i janë nënshtruar një stresi të madh gjatë punës, bëhet e ditur nga rezultatet e një studimi të realizuar nga Universiteti i Bernës dhe Shkolla e Lartë e Cyrihut për Shkenca Aplikative. Studimi i titulluar “Job-Stress-Index” i financuar nga “Gesundheits Förderung” konstaton po ashtu se 2 milionë të punësuar ankohen se ndjehen të lodhur në vendin e punës.
Stresi te një kategori është aq i lartë sa që afër 6 për qind të të punësuarve ose rreth 300 mijë sish janë në prag të sëmundjes “Burnout” (depresioni i shkaktuar nga mbingarkesa në punë), shkruan nzz.ch. Këta persona nuk mund të qetësohen as në kohën e tyre të lirë dhe mbase nuk do të mund të lirohen ndonjëherë nga stresi i fituar në punë.
Gjithë ky stres në punë nuk kalon pa pasoja për ekonominë e Zvicrës. Sipas studimit, ekonomia zvicerane për çdo vit humb nga 5.6 miliardë franga vetëm nga stresi të cilit i nënshtrohen të punësuarit në vendet e tyre të punës.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë









